Chelsea ka bërë një kërkesë tjetër për transferimin e anësorit të Barcelonës, Ousmane Dembele, mirëpo duket e vështirë që marrëveshja të finalizohet në këtë fazë.
Blutë ringjallën interesin për francezin pasi dëgjuan se transferimi potencial te Paris Saint-Germaini ka ngecur.
Paga e tij e lartë është përmendur si pengesa kryesore që Chelsea duhet ta tejkalojë për ta transferuar sot (e hënë).
Në rast se klubi anglez nuk ia del ta bëjë këtë, atëherë do të përpiqet që të sigurojë një parakontratë për afatin kalimtar veror, kur edhe i skadon kontrata me Blaugranët.
Siç po qëndrojnë gjërat, Dembele është kthyer në Barcelonë nga Parisi dhe gjasat janë të mëdha që të vazhdojë të luajë në Nou Camp deri në fund të sezonit.
Burime të Sky Sports News bëjnë të ditur se arritja e marrëveshjes me Chelsean para mbylljes së afatit kalimtar nuk është e pamundur, mirëpo është shumë vështirë për shkak të mungesës së kohës së mjaftueshme. /Telegrafi/