Telegrafi

Transferimi i Ronaldos te Juventusi mund të ketë efekt ‘domino’ te sulmuesit e tjerë

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi ka shkundur futbollin evropian, pasi lëvizja e pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, do të ketë efekt domino në afatin kalimtar.

Tani Juventusi po shikon mënyrat për të financuar blerjen e portugezit, duke shitur pikërisht Gonzalo Higuainin.

E ardhmja e argjentinasit mund të jetë në Londër, me Chelsean, që duket se ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë 60 milionë euro, shkruan Mediaset.

Ai do të bashkohet me Maurizio Sarrin, i cili me gjasë do të kalojë te Chelsea në vend të Antonio Contes.

Ardhja e Higuain në Chelsea do të largonte Alvaro Moratan, i cili edhe ashtu me ardhjen e Olivier Giroud kishe humbur vendin në formacion.

Morata mund të shkojë në Gjermani te Bayern Munich.

Bavarezët po mbajnë shënime për sulmuesin, ndërsa është në listë edhe sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.

Kjo pasi Robert Lewandowski me gjasa të mëdha do të largohet nga Allianz Arena.

Ai vazhdon të jetë në kontakte me Real Madridin.

Neymar, Kylian Mbappe dhe Harry Kane janë tre sulmues të tjetër që mund të ndryshojnë mjedis.

Lëvizja e Ronaldos ka bërë që të ketë lëvizje në klubet më të mëdha evropiane. /Telegrafi/