Vikendi në tregun e transferimeve nuk ishte edhe shumë aktiv.
Ishin klubet angleze Chelsea dhe Manchester City dy klubet më aktive, duke zyrtarizuar lojtarë dhe njëkohësisht duke vëzhguar tjerë.
Në Itali vazhdon të përmendët emri i Milanit, por këtë herë klubi nga qyteti i modës largoi një lojtar.
Klubet e mëdha në La Liga ishin të heshtura, ashtu si edhe ato nga Bundesliga, transmeton Telegrafi.
Më poshtë keni të gjitha transferimet e rëndësishme të 15 korrikut nga klubet e mëdha evropiane:
Zyrtare: Tiemoue Bakayoko kaloi te Chelsea
Ylli i Monacos iu bashkua Bluve për 45 milionë euro dhe nënshkroi kontratë pesë vjeçare.
https://www.youtube.com/watch?v=tz_FyCWpBBY
Zyrtare: Douglas Luiz transferohet te Manchester City
Talenti brazilian u transferua nga Vasco Da Gama për 11.4 milionë euro dhe nënshkroi kontratë me Cityn për pesë vite.
https://www.youtube.com/watch?v=hhRINe6Z44M
Zyrtare: Roma blen përfundimisht Fazion nga Tottenhami
Mbrojtësi arriti në kryeqytetin italian verën e kaluar në formë të huazimit për 1.2 milionë euro, ndërsa tani përfundimisht është blerë për 3.2 milionë tjera.
Zyrtare: Bertolacci huazohet te Genoa nga Milani
Huazimi do të jetë një vjeçar, ndërsa detajet tjera nuk janë bërë publike ende.
https://www.youtube.com/watch?v=s8-fbImjbLw
Zyrtare: Schalke 04 transferon Bastian Oczipka
Mbrojtësi u largua nga Eintracht Frankfurti dhe kështu nënshkroi kontratë tre vjeçare. Ai erdhi si zëvendësues i Sead Kolasinac, i cili u largua drejt Arsenalit.
Zyrtare: Huddlestone rikthehet te Derby County
Tom Huddlestone largohet nga Hull City dhe kthehet te Derby pas 12 vitesh për 2.2 milionë euro, duke nënshkruar kontratë dy vjeçare.
https://www.youtube.com/watch?v=xmjid9avawQ
/Telegrafi/