Telegrafi

Transferimet e ‘çmendura’ që ishin gati të ndodhin, do befasoheni të gjithë (Video)

Yje të mëdha si Zinedine Zidane, Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic dhe Maradona ishin gati të bënin një transferim të ‘çmendur’.

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ishte gati të transferohet tek skuadra angleze, Blackburn Rovers, ashtu sikurse edhe legjenda francez, Zinedine Zidane, i cili u kërkua me ngul nga skuadra mbretërore angleze.

Lexo po ashtu Dikur shokë e bashkëlojtarë, tani rival të ‘urryer’ (Video)

Braziliani i njohur që mbrojti me suksese ngjyrat e Barcelonës, Rivaldo u kërkua shumë një kohë nga skuadra tjetër angleze, Bolton Wanderers, por në fund ky transferim nuk ndodhi, shkruan Telegrafi.

Mesfushori francez, Patrick Viera gjithashtu ishte gati të kryente një transferim të ‘çmendur’ duke u bërë pjesë e gjigantit spanjoll, Real Madridi, ndërsa edhe legjenda argjentinase, Diego Maradona ishte gati të transferohej te Sheffield Utd.

Lexo po ashtu Futbollistët që u ‘urryen’ nga trajnerët e tyre (Video)

Dy transferime të ‘çmendura’ që ishin gati të ndodhnin janë edhe yjet botërore si Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic, të cilët ishin afër të bëheshin pjesë e Arsenalit të Arsene Wengerit. /Telegrafi/