Telegrafi

Trajneri i Danimarkës: Eriksen refuzoi Unitedin për Interin, interesim kishte edhe nga Reali dhe Barcelona

Aage Hareide dhe Christian Eriksen (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Kombëtares së Danimarkës, Age Hareide e ka zbuluar që mesfushori i Interit, Christian Eriksen e refuzoi transferimin te Manchester Unitedi këtë sezon.

Eriksen u largua nga Tottenham për Interin muajin e kaluar në fund të afatit kalimtar për një shifër të raportuar prej 20 milionë euro.

Megjithatë, Nerazzurrët nuk ishin klubi i vetëm që donte shërbimet e danezit, pasi në garë për të ishte edhe Unitedi.

Lexo po ashtu Eriksen: Te Interi për të fituar, dua të jem vendimtar

Trajneri i Danimarkës, Hareide ka zbuluar tashmë se ylli i kombëtares ka refuzuar Djajtë e Kuq për Interin.

“Kishte klube në Angli që ishin të interesuar për të. Manchester United ishte i interesuar për Christian Eriksen. E di që Ole Gunnar Solskjaer e donte”, ka thënë fillimisht Hareide.

Lexo po ashtu Sensi beson te Erikseni: Do të na rrit se ekip

“Kishte biseda me Real Madridin dhe pjesërisht me Barcelonën, por kryesisht me Real Madridin”.

“Por, gjatë rrugës Interi dhe Antonio Conte treguan interesin e tyre. Dhe ata treguan interes të vërtetë për Eriksenin dhe kjo ishte gjëja më e rëndësishme”, përfundoi trajneri danez. /Telegrafi/