Site icon Telegrafi

Trajnerët kryesorë në Ligën Premier duan të vendosin një rregull historik – diçka që nuk ka ndodhur kurrë në futboll

Trajnerët kryesorë në Ligën Premier dëshirojnë të shkruajnë histori në futboll, duke kërkuar që të shkruhet një rregull i ri.

Disa strategë me përvojë të ligës angleze duan që Shoqata e Trajnerëve të ligës të lobojë për një ndryshim në rregullat se kur mund të bëhen shkarkimet.

Shumë mendojnë se shkarkimet janë shumë të lehta për klubet dhe besojnë se do të ishte më mirë nëse ato mund të realizohen vetëm në verë ose në janar.

Lexo po ashtu Top 15 klubet që fitojnë më së shumti para nga shitja e biletave: Barcelona, kampione e padiskutueshme - Reali i katërti

Njëri nga trajnerët kryesor në Ligën Premier që nuk ka dashur të identifikohet nga thënë për gazetarin Alan Nixon: “Lojtarët kanë kontrata dhe rregulla që do të thotë se ata nuk lëvizin jashtë afateve kalimtare. Për ne duhet të jetë e njëjta gjë”.

Numri i shkarkimeve këtë vit në Ligën Premier ka qenë jokarakteristikisht i pakët deri më tani.

Lexo po ashtu Bukayo Saka i bashkohet listës që ka vetëm shtatë legjenda, përfshirë Cristiano Ronaldon

Vitin e kaluar pati 14 shkarkime, duke përfshirë Antonio Conten, Thomas Tuchel dhe Patrick Vieira.

Por, këtë sezon ne kemi parë vetëm katër trajnerë që ose të marrin paratë ose të largohen me pëlqim reciprok. /Telegrafi/

Exit mobile version