Telegrafi

Trajnerët me karakter po aq të fortë sa Trump (Foto/Video)

Donald Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

70-vjeçari mposhti Hillary Clinton dhe duke befasuar të gjithë u bë presidenti i 45-të në historinë e Amerikës.

Lexo po ashtu Lojtarët që kanë personalitet të ngjashëm me atë të Trump (Foto/Video)

Trump shpeshherë është kryetemë e medive botërore për shkak të personalitetin dhe karakterit të tij të rëndë, ashpër dhe të fortë, por që në fund iu shpagua.

Edhe futbolli ngjason me politikën, pasi duhet të menaxhosh, transmeton Telegrafi.

Nisur nga kjo ne më poshtë kemi përpiluar një listë me trajnerët që kanë karakter të ngjashëm me presidentin e SHBA-së.

Lexo po ashtu Mos e humbisni, kështu do të ishte kabineti i Trump me lojtarët në krye të departamenteve të rëndësishme (Foto)

Jurgen Klopp

Ne nuk e dimë nëse për mirë apo për keq, por Trump do të revolucionarizojë botën me politikat e tij. Në këtë kuptim, ai që ka revolucionarizuar për të mirë, disa klube të futbollit, ka qenë dhe është Klopp. Gjermani arriti me Borussia Dortmunin në finale të Ligës së Kampionëve, me Liverpoolin në atë të Evropës dhe tani është në krye të Ligës Premier.

Jose Mourinho

Mund të themi se Donald Trump është ‘Special One’ i politikës. Mund të ju duket e drejtë apo e gabuar, por ata kanë një karakter unik dhe nuk qëndrojnë indiferent ndaj asgjëje dhe askujt.

Roy Keane

Ashtu si Trump, ai ka demonstruar se nuk i pëlqen ta ngacmojnë. Nëse ndihet i sulmuar, ai kthehet duhet sulmuar dhe atë fort.

Paolo Di Canio

Ish-trajner i Sunderlandi dhe lojtar i skuadrave si Lazio, Milan, Juventus e West Ham ka pasur një karrierë të shoqëruar me skandaleve, shumica prej tyre në lidhje me ideologjinë e tij politike. Por, mbahet mend sulmi drejt gjyqtarit dhe dënimi prej 11 ndeshjeve.

Carletto Mazzone

Ai drejtoi klube italiane si Fiorentina, Roma, Napoli e Bologna dhe njihej për karakterin e fortë dhe se shpërthente lehtë, me raste i vetëm ndaj të gjithëve, ashtu si Trump.

Të tjerë që vlen të përmendur: 

Alan Pardew

Ai shkoi aq larg, sa goditi me kokë lojtarin kundërshtar.

Felix Magath

Sam Allardyce

/Telegrafi/