Donald Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
70-vjeçari mposhti Hillary Clinton dhe duke befasuar të gjithë u bë presidenti i 45-të në historinë e Amerikës.
Trump shpeshherë është kryetemë e medive botërore për shkak të personalitetin dhe karakterit të tij të rëndë, ashpër dhe të fortë, por që në fund iu shpagua.
Edhe futbolli ngjason me politikën, pasi duhet të menaxhosh, transmeton Telegrafi.
Nisur nga kjo ne më poshtë kemi përpiluar një listë me trajnerët që kanë karakter të ngjashëm me presidentin e SHBA-së.
Jurgen Klopp
Ne nuk e dimë nëse për mirë apo për keq, por Trump do të revolucionarizojë botën me politikat e tij. Në këtë kuptim, ai që ka revolucionarizuar për të mirë, disa klube të futbollit, ka qenë dhe është Klopp. Gjermani arriti me Borussia Dortmunin në finale të Ligës së Kampionëve, me Liverpoolin në atë të Evropës dhe tani është në krye të Ligës Premier.
Jose Mourinho
https://www.youtube.com/watch?v=h8ITH4q0drk
Mund të themi se Donald Trump është ‘Special One’ i politikës. Mund të ju duket e drejtë apo e gabuar, por ata kanë një karakter unik dhe nuk qëndrojnë indiferent ndaj asgjëje dhe askujt.
Roy Keane
Ashtu si Trump, ai ka demonstruar se nuk i pëlqen ta ngacmojnë. Nëse ndihet i sulmuar, ai kthehet duhet sulmuar dhe atë fort.
Paolo Di Canio
Ish-trajner i Sunderlandi dhe lojtar i skuadrave si Lazio, Milan, Juventus e West Ham ka pasur një karrierë të shoqëruar me skandaleve, shumica prej tyre në lidhje me ideologjinë e tij politike. Por, mbahet mend sulmi drejt gjyqtarit dhe dënimi prej 11 ndeshjeve.
Carletto Mazzone
Ai drejtoi klube italiane si Fiorentina, Roma, Napoli e Bologna dhe njihej për karakterin e fortë dhe se shpërthente lehtë, me raste i vetëm ndaj të gjithëve, ashtu si Trump.
Të tjerë që vlen të përmendur:
Alan Pardew
Felix Magath
Sam Allardyce
/Telegrafi/