Tifozët do të shohin ndoshta listën më konkurruese ndonjëherë për fituesin e Topit të Artë, me 30 emra të publikuar të premten pasdite nga France Football Magazine për çmimin 2021.
Ceremonia do të zhvillohet më 29 nëntor pas një viti në të cilin nuk kishte asnjë fitues të kurorëzuar për shkak të pandemisë globale, dhe ndërsa Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë dominuar çmimin në dekadën e fundit, është e pamundur të caktohet se kush do të marrë trofeun për shfaqjet e tyre në 2021.
Robert Lewandowski është një kandidat i spikatur edhe një herë pasi ai theu rekordin e shënimit të Gerd Muller brenda një sezoni të vetëm në Bundesliga, megjithëse ka pasur thirrje për një nga çiftet e mesfushës fituese të Chelsea në Ligën e Kampionëve, N’Golo Kante ose Jorginho për të fituar çmimin.
Janë tre përfaqësues spanjollë në listë si Pedri, Cesar Azpilicueta dhe Gerard Moreno, që po ashtu kishin paraqitje mbreslënëse.
Manchester United rikthehet në listë me lojtarët si Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes, por që nuk kanë gjasa të mëdha ta fitojnë çmimin.
Te City, Ruben Dias, Phil Foden, Riyad Mahrez, Raheem Sterling dhe Kevin de Bruyne janë nominuar të gjithë pasi Citizens arritën të fitonin Ligën Premier dhe të shkonin deri në finale të Ligës së Kampionëve.
Është interesante që Gianluigi Donnarumma është në listën e ngushtë të 30 personave dhe shpreson të bëhet portieri i parë në histori që fiton këtë çmim pas një viti në të cilin ai fitoi Euro 2020 me Italinë.
Të nominuarit për Topin e Artë 2021:
Portieri
Gianluigi Donnarumma (PSG)
Mbrojtësit
Leonardo Bonucci (Juventus)
Giorgio Chiellini (Juventus)
Simon Kjær (AC Milan)
Cesar Azpilicueta (Chelsea)
Ruben Dias (Manchester City)
Mesfushorët
N’Golo Kante (Chelsea)
Mason Mount (Chelsea)
Nicolo Barella (Inter)
Bruno Fernandes (Manchester United)
Pedri (Barcelona)
Luka Modric (Real Madrid)
Kevin de Bruyne (Manchester City)
Jorginho (Chelsea)
Phil Foden (Manchester City)
Sulmuesit
Riyad Mahrez (Manchester City)
Erling Haaland (Borussia Dortmund)
Harry Kane (Tottenham)
Karim Benzema (Real Madrid)
Raheem Sterling (Manchester City)
Lionel Messi (PSG)
Neymar (PSG)
Lautaro Martinez (Inter)
Robert Lewandowski (Bayern Munich)
Mohamed Salah (Liverpool)
Romelu Lukaku (Chelsea)
Cristiano Ronaldo (Manchester United)
Kylian Mbappe (PSG)
Gerard Moreno (Villarreal)
Luis Suarez (Atletico Madrid) /Telegrafi/