Ka arritur tashmë Topi i Artë në vendin ku edhe do të mbahet ceremonia.
Sot (e hënë), me fillim nga ora 20:30 (me kohën tonë) në Paris zhvillohet edicioni i 64 i ndarjes së çmimit më të madh prestigjioz individual, Topi i Artë.
Evenimenti zhvillohet në kryeqytetin francez, Paris, në Theatre du Chatelet, ndërsa janë zbuluar edhe emrat e dhjetë lojtarëve të fundit që kanë mbetur për ta fituar Topin e Artë.
France Football është nikoqir kryesor për çmimin më të madh individual për një lojtar.
Tashmë janë publikuar edhe emrat 20 lojtarëve që nuk kanë arritur të grumbullojnë shumë pikë për të garuar për çmimin e më të mirit për këtë vit.
Kanë mbetur vetëm edhe dhjetë emra që të zbulohet se në duart e kujt do të shkojë Topi i Artë, e kjo listë udhëhiqet nga Lionel Messi, Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/
The Ballon d'Or Trophy is brought by @FiatFr ✨✨✨ #ballondor pic.twitter.com/Nh7cJ76DXp
— Ballon d'Or (@ballondor) December 2, 2019