Luka Modric e ka thyer Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, që e kishin fituar në 10 vite Topin e Artë. Por a munden argjentinasi dhe portugezi të kthehen në majë pas një viti?
Ata janë të etur që ta fitojnë përsëri dhe kjo mundësi nuk duhet të përjashtohet.
Mund të jetë herët, pasi 2019 as nuk ka filluar akoma, por Marca ia hedh një sy tre faktorëve që zakonisht vendosin për Topin e Artë.
1.Liga e Kampionëve
Antoine Griezmann kishte thënë se Kupa e Botës ka vlerë më të madhe se sa Liga e Kampionëve.
Edhe Kampionati Evropian po ashtu.
Por pesë fituesit e fundit të Top të Artë e kanë fituar gjithashtu Ligën e Kampionëve. Madje në 2019-tën nuk do të ketë tjetër garë të madhe.
2.Ronaldo dhe Messi për vendin e parë
Siç dihet Nr.7 dhe Nr.10 kanë nga pesë Topa të Artë në emrin e tyre.
Ata do të kërkojnë secili një të gjashtë.
Ndërsa fillimi i tyre në sezonin e 2018/19 nuk duhet të llogaritet në çmimin e 2019.
Deri më tani këtë sezon Ronaldo ka 11 gola në 18 ndeshje, ndërsa Messi ka 15 në 15
3.Rivalët quhen Mbappe, Neymar dhe Griezmann
Kur bëhet fjalë për kandidatët alternativë, në të vërtetë nuk ka shumë.
Të gjithë sytë janë te dyshja e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe Neymar, ndërsa aty është dhe ylli i Atletico Madriditit, Antoine Griezmann.
Edhe Manchester City nuk ka asnjë individ tjetër udhëheqës i cili pritet të sfidojë.
Kevin De Bruyne mund të ketë një shans të vogël, ndërsa Mohamed Salah mund të jetë në treshe nëse e përsërit.
Modric, fituesi i tanishëm, për ta përsëritur suksesin do ta ketë shumë të vështirë. /Telegrafi/