Juventusi në krye me Cristiano Ronaldon u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke fituar ndeshjen e dytë ndaj Atletico Madridit me rezultat 3-0.
Të gjithat golat u shënuan nga CR7, tregues që mosha për portugezin vazhdon të jetë vetëm numër.
34-vjeçari është golashënuesi më i mirë në histori të LK-së me 124 gola, ndjekur nga Lionel Messi me 106.
Por për ish-yllin e Manchester Unitedit dhe Real Madridit në të kaluarën, Atletico nuk është skuadra që ai i ka shënuar më së shumti në garën më të madhe për klube.
Ronaldo i ka shënuar Juventusit më së shumti gola në LK, plotë dhjetë herë. Në vendin e dytë është Bayern Munich me nëntë gola, ndërsa Atletico, Borussia Dortmundi, Ajaxi dhe Schalke ndajnë pozitat tre dhe gjashtë.
APOEl-i, Galatasaray dhe Malmo kanë pranuar nga gjashtë gola nga Cristiano, ndërsa top dhjetëshja mbyllet nga Roma me pesë gola. /Telegrafi/