Në Serie A është mbyllur afati kalimtar i janarit, ku nuk kanë munguar blerjet e bujshme.
Interi dhe Napoli, ishin më aktive, ndërsa nuk munguan as transferimet nga Roma, Milani dhe Juventusi.
Blerja më e bujshme në Serie A po konsiderohet ajo e Cristian Eriksen, që kaloi nga Tottenham te Interi.
Po ashtu edhe rikthimi i Zlatan Ibrahimovic te Milani, si lojtar i lirë, ka bërë bujë në media. Në këtë afat kishte shumë huazime, por edhe lojtarë që u blen dhe u lanë në klubet ku ishin edhe për pjesën e mbetur të sezonit.
Nuk munguan as lëvizjet e lojtarëve shqiptar, kur Valon Berisha la Lazion për të kaluar te Fortuna Dusseldorf dhe Amir Rrahmani që ka nënshkruar me Napolin.
Më poshtë i keni 20 transferimet më të mira në Serie A nga Corriere Dello Sport.
Christian Eriksen (Tottenham – Inter) për 20 milionë euro
Ashley Young (Manchester United – Inter) për 1.5 milionë euro
Victor Moses (Chelsea – Inter) për 8.5 milionë euro
Dejan Kulusevski (Parma – Juventus) për 35 milionë euro
Zlatan Ibrahimovic (Los Angeles Galaxy – AC Milan) lojtar i lirë
Alexis Saelemaekers (Anderlecht – AC Milan) për 7 milionë euro
Matteo Politano (Interi – Napoli) për 19 milionë euro
Diego Demme (Red Bull Leipzig – Napoli) për 12 milionë euro
Stanislav Lobotka (Celta Vigo – Napoli) për 20 milionë euro
Andrea Petagna (SPAL – Napoli) për 17 milionë euro
Carles Pérez (Barcelona – Roma) për 12 milionë euro
Gonzalo Villar (Elche – Roma) për 4 milionë euro
Patrick Cutrone (Ëolverhampton – Fiorentina) për 19 milionë euro
Alfred Duncan (Sassuolo – Fiorentina) për 15 milionë euro
Christian Kouamé (Genova – Fiorentina) për 13 milionë euro
Sofyan Amrabat (Hellas Verona – Fiorentina) për 20 milionë euro
Nicolas Dominguez (Velez – Bologna) për 7 milionë euro
Musa Barrow (Atalanta në Bologna) për 13 milionë euro
Gaston Pereiro (PSV Eindhoven – Cagliari) për 2.5 milionë euro
/Telegrafi/