Site icon Telegrafi

Top 10 blerjet më të shtrenjta në Serie A – dominojnë ardhjet e Milanit, por i pari është mbrojtësi i Interit

Pjesërisht për shkak të Arabisë Saudite dhe pjesërisht për shkak të projekteve afatgjata të klubeve, shumëçka ka ndryshuar në Serie A.

Klubet nuk kanë harxhuar shuma të mëdha dhe nuk janë futur në luftë me klubet e pasura për lojtarë.

Milani dhe Interi kanë revolucionarizuar gjysmën e skuadrës, ashtu siç ka bërë edhe Atalanta dhe Lazio.

Lexo po ashtu Mbyllet afati në Serie A – të gjitha transferimet që ndodhën në këtë verë

Por cilat janë dhjetë blerjet më të shtrenjta në Serie A.

Milani ka gjashtë blerje në këtë mes, me Samu Chukëueze, Yunus Musah  dhe Christian Pulisic që kushtuan që të tre nga 20 milionë euro.

Blerja më e shtrenjtë e Serie A këtë sezon është ajo e Benjamin Pavard që kaloi te Inter nga Bayern Munich për 30 milionë euro.

10/ Noak Okafor në Milan – 14 milionë euro 

9/ Taty Castellanos te Lazio – 15 milionë euro 

8/ Ruben Loftus-Cheek në Milan – 16 milionë euro 

7/ Tijani Reijnders në Milan – 19 milionë euro 

6/ Samu Chukwueze në Milan – 20 milionë euro 

5/ Yunus Musah në Milan – 20 milionë euro 

4/ Christian Pulisic në Milan – 20 milionë euro 

3/ Gianluca Scamacca në Atalanta – 25 milionë euro 

2/ El Bilal Touré në Atalanta – 28 milionë euro 

1/ Benjamin Pavard në Inter – 30 milionë euro 

/Telegrafi/ 

 

Exit mobile version