Telegrafi

Tifozët renditin 10 lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave – Messi i dyti, Ronaldo i katërti

Diego Maradona ka mposhtur bashkëkombësin e tij argjentinas Lionel Messi për t’u shpallur futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave nga tifozët.

Ikona 59-vjeçare e futbollit është e respektuar gjerësisht për arritjet e tij në nivel klubesh dhe ndërkombëtar, gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë të lojës.

Edhe tifozët në TheTopTens tani kanë vendosur Maradonan në krye të një liste të studiuar me yje të legjendave të futbollit.

Lexo po ashtu Zbulohet lista e 100 më të mirëve në botë, Messi zgjidhet lojtari më i mirë i shekullit 21

Messi, i cili vlerësohet nga shumë tifozë si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, u rendit i dyti në listë para ikonës së futbollit Pele.

Rivali i ashpër i gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, u rendit në vendin e katërt, ndërsa menaxheri aktual i Real Madrid, Zinedine Zidane kompletoi pesëshen.

Lexo po ashtu Ronaldo dhe Ronaldinho i jepin fund debatit se cili është më i mirë midis Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos

Emra të tjerë që gjithashtu u përfshin në listë ishin edhe Johan Cruyff, Ronaldo, Ronaldinho, Franz Beckenbauer dhe David Beckham.

Më poshtë janë 10 futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, sipas tifozëve.

10.David Beckham

9.Franz Beckenbauer

8.Ronaldinho

7.Ronaldo

6.Johan Cruyff

5.Zinedine Zidane

4.Cristiano Ronaldo

3.Pele

2.Lionel Messi

1.Diego Maradona

/Telegrafi/