Telegrafi

Tifozët e Barcelonës zgjedhin Sampiolin si trajner të ardhshëm (Foto)

Me largimin e Luis Enriques në fund të sezonit nga Barcelona, tifozët e klubit katalunas duan që trajner i ekipit të emërohet argjentinasi, Jorge Sampaoli.

Luis Enrique ka bërë të ditur largimin nga Barcelona në fund të këtij sezoni, teksa drejtuesit e klubit e kanë falënderuar për gjithçka ka bërë për klubin katalunas.

Kështu, gazeta e përditshme katalunase, Mundo Deportivo, ka organizuar një sondazh me pyetjen: Kush duhet të jetë trajner i Barcelonës, pas largimit të Luis Enriques në fund të sezonit?, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Enrique konfirmon largimin nga Barcelona gjatë verës

Në këtë sondazh të gazetës katalunase kanë marrë pjesë mbi 15.000 lexues.

Sipas lexuesve të Mundo Deportivos, trajneri që duhet të marrë drejtimin e Blaugranëve është trajneri aktual i Sevillës, Jorge Sampioli, me 57 për qind prej tyre që kanë zgjedhur argjentinasin.

Trajneri i dytë i pëlqyer nga tifozët e Barcelonës është gjermani Jurgen Klopp, i cili ka marrë 29 për qind të votave të lexuesve.

Lexo po ashtu Barcelona njofton tifozët se kur do ta zgjedhin trajnerin e ri

Ndërsa, trajneri aktual i Athletic Bilbao, Ernesto Valverde, ka marrë vetën 8.4 për qind të votave.

Një trajner tjetër që flitet si zëvendësues i Enriques është trajneri italian i Juventusit, Massimiliano Allegri. /Telegrafi/