Marcus Thuram është njëri nga lojtarët më të mirë këtë vit te Borussia Moenchegladbach.
Sulmuesi anësorë falë paraqitjeve të mira ka marrë ftesë edhe nga Kombëtarja e Francës vitin e kaluar.
E shumë skuadra të mëdha evropiane e kanë në listën e dëshirave lojtarin dhe duan ta transferojnë në verë.
Gjigantët evropianë si Juventus, Milan, Roma, Manchester City, Arsenal, Barcelona e Paris Saint Germain janë interesuar për të.
Djali i legjendës franceze Lilian Thuram ka bërë mjaftë mirë këtë vit ku në 23 ndeshje zyrtare ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.
E përditshmja gjermane Bild ka zbuluar se Thuram ka një klauzolë largimi nga Moenchegladbach që është vlerësuar si e ulët duke marrë parasysh potencialin e lojtarit.
Skuadrat e interesuara për shërbimet e tij mund të paguajnë klauzolën e Thuram për vetëm 30 milionë euro.
Kjo është shumë e përballueshme pothuajse për të gjitha ekipet e lartpërmendura, por tani i mbetet lojtarit të vendos për projektin më të mirë. /Telegrafi/