Site icon Telegrafi

Thiago Silva: Nuk kam nënshkruar asgjë

Thiago Silva (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Kapiteni i Paris Saint-Germainit, Thiago Silva, ka konfirmuar se e ka zhvilluar ndeshjen e fundit për kampionin francez.

Qendërmbrojtësi brazilian kërkohet nga Chelsea dhe Fiorentina, ndërsa në një prononcim për Sky Sport Italia ka deklaruar se akoma nuk ka asgjë konkrete.

“Ishte ndeshja ime e fundit për Paris Saint-Germainin”, ka thënë Silva duke iu referuar finales së Ligës së Kampionëve, të cilën skuadra e tij e humbi nga Bayern Munichu.

(Foto: Miguel A. Lopes/Pool via Getty Images/Guliver)

“Jam shumë i lumtur me tetë vitet e mia në Paris, kam ëndërruar për Ligën e Kampionëve. Kam dhënë gjithçka, por tash duhet të kërkoj një ekip të ri”.

Lexo po ashtu Thiago Silva shkroi historinë në ndeshjen e tij të fundit si lojtar i PSG-së

“Agjenti im po bisedon me Fiorentinan dhe klubet tjera, por asnjë nuk është nënshkruar akoma. Nesër ose pasnesër, do t’i mësoj ofertat dhe do ta marr vendimin më të mirë për mua dhe familjen time”, ka shtuar 35-vjeçari.

Në ndërkohë, Sky Sports ka raportuar se Silva është shumë pranë që të arrijë marrëveshje me Chelsean. /Telegrafi/

Exit mobile version