Kapiteni i Chelseat, Thiago Silva, është kontaktuar nga disa klube saudite, ndërkohë që po spekulohet shumë lidhur me të ardhmen e tij.
Sipas Football London, shumë klube nga Arabia Saudite e duan veteranin brazilian në Lindjen e Mesme.
Edhe pse konsiderohet lojtarë i rëndësishëm nga Blutë dhe në muajin shkurt e ka zgjatur kontratën edhe për një vit, thashethemet për të ardhmen e tij nuk kanë të ndalur.
Chelsea dëshiron ta mbajë në skuadër, mirëpo nuk do ta bllokojë transferimin e tij nëse merr ndonjë ofertë të përshtatshme.
Për më shumë, klubet saudite ofrojnë shuma të majme që mund ta tundojnë brazilianin që t’i bashkohet superyllit portugez, Cristiano Ronaldo, në Arabinë Saudite. /Telegrafi/