Kapiteni i Paris Saint-Germain, Thiago Silva ka thënë se ylli i Liverpoolit, Sadio Mane meriton të përmendet në mesin e pretendentëve për Topin e Artë.
Të enjten, Brazili dhe Senegal luajtën barazim 1-1 në një miqësore luksi të organizuar nga të dy kombëtaret.
Pas këtij takimi, Thiago Silva ka mbetur i mahnitur nga cilësitë dhe aftësitë e sulmuesit Mane.
“Sadio Mane është një lojtar i klasit botëror. Ai është pothuajse i perfekt”, ka thënë fillimisht Silva për Maxifoot.
“Ai lëviz shumë shpejt, kontrollon mirë topin dhe është shumë inteligjent në lëvizjet e tij”.
“Me atë që ai ka arritur këtë vit, unë mendoj se ai meriton të jetë në diskutimin për Topin e Artë”, përfundoi kapiteni i PSG-së.
Ndryshe, për sulmuesin senegalez fjalë të mëdha ka folur edhe spanjoll Cesc Fabregas. /Telegrafi/