Site icon Telegrafi

Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve 

Është mbyllur faza e ligës në Ligën e Kampionëve, ku nuk kanë munguar befasitë, sidomos në pjesën e epërme të renditjes. 

Në krye e ka mbyllur Liverpooli që ka arritur të tubojë 21 pikë, duke ruajtur pozitën e parë. 

Pas tyre janë Barcelona që kanë 19 pikë, aq sa Arsenali dhe Interi, në pozitat tre dhe katër. Atletico Madridi është në vendin e pestë me 18 pikë.

Bayer Leverkusen është vendin e pestë me 16 pikë, sikurse edhe Lille dhe Aston Villa që shkaktuan befasitë më të mëdha, duke zënë vendet shtatë dhe tetë, për të kaluar direkt në mesin e 16-të ekipeve më të mira në Ligën e Kampionëve. 

Këto tetë ekipe do të pushojnë, për të pritur fituesit e raundit të play-offit, ku marrin pjesë 16 skuadra tjera. /Telegrafi/  

 

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version