Telegrafi

Tetë mesfushorët që Liverpooli po ndjekë për të nënshkruar pas refuzimit të dyfishtë nga Caicedo dhe Lavia

E dinim që Liverpooli donte të nënshkruante me disa mesfushorë këtë verë. Megjithatë, Reds patën vështirësi pasi dështuan të përfundojnë në top katërshe të Ligës Premier. Por, përforcimet ishin thelbësore, edhe nga perspektiva e numrave, pasi lojtarë si James Milner, Naby Keita, Alex Oxlade-Chamberlain, Jordan Henderson dhe Fabinho u larguan.

Nuk ishte befasi, pra, të shihje Liverpoolin të lëvizte shpejt në tregun e transferimeve, duke shtuar një dinamikë dhe kreativitet shumë të nevojshëm në mesfushë duke aktivizuar klauzola të blerjes për të sjellë Alexis Mac Allister nga Brighton dhe Dominik Szoboszlai nga RB Leipzig.

Megjithatë, ajo që nuk e prisnim ishte një ndryshim apo një rishikim absolut i të gjithë departamentit – dhe megjithatë kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur, me Reds që ka marrë vendimin befasues për të fituar para nga dy titullarët, Fabinho dhe kapiteni Henderson, i cili shpesh qëndronte në vend të brazilianit përpara katër mbrojtësve.

Lexo po ashtu Chelsea mposht Liverpoolin edhe për Lavian

Si rezultat, kërkohet të paktën një nënshkrim tjetër, një mesfushor mbrojtës me aftësi dhe shtat të konsiderueshëm për të lidhur të gjithë mesfushën së bashku. Për një kohë të gjatë, Romeo Lavia dukej si ai lojtari i preferuar. Megjithatë, Chelsea tani duket se do të mposhtë Reds për nënshkrimin e Lavias.

Është një goditje e hidhur, veçanërisht duke pasur parasysh që Blutë tashmë kanë siguruar shërbimet e Moises Caicedo përpara Liverpoolit këtë javë dhe kjo e lë klubin në një pozicion serioz të ndërlikuar.

Lexo po ashtu Liverpool apo Chelsea? Caicedo ka marrë vendim për lëvizjen e tij të radhës

Ora po shkon drejt fundit dhe Reds duken ‘një milion milje’ larg nga sigurimi i mesfushorit që ata kanë aq shumë nevojë.

Përpara asaj që pritet të jetë një javë e fundit e furishme e verës, Goal ka hedhur një vështrim në objektivat alternative që Liverpooli mund të kërkojë për të nënshkruar këtë verë.

Kalvin Phillips (Manchester City)

Boubacar Kamara (Aston Villa)

Florentino Luis (Benfica)

Joao Palhinha (Fulham)

Sofyan Amrabat (Fiorentina)

Cheick Doucoure (Crystal Palace)

Khephren Thuram (Nice)

Manu Kone (Borussia Monchengladbach)

/Telegrafi/