Eliminimi nga Liga e Kampionëve i Manchester Cityt, pritet të shkaktojë një “tërmet” ku shumë lojtarë do të largohen në verë për arsye të ndryshme.
I pari që pritet të largohet, është mesfushori turko-gjerman Ilkay Gundogan, i cili ka refuzuar rinovimin, ndërsa i mbetet edhe një vit në kontratë.
Gabriel Jesus, Leroy Sane dhe Danilo, janë tre emra të tjerë, të cilët duket se kanë kërkuar largimin në fund të sezonit.
Arsyeja e tyre është se janë lënë jashtë formacionit nga trajneri i Pep Guardiola dhe nuk preferohen në të shumtën e kohën.
Sipas mediave angleze, janë plot tetë futbollistët që pritet të largohen nga “citizens”.
Emrat tjerë ende nuk janë bërë të ditur, por me parat që do të fitohen nga shitjet do të tentohet të afrojnë lojtarë të preferuar nga Guardiola. /Telegrafi/