Site icon Telegrafi

Tensione në veri, momenti kur Goran Rakiq dhe Igor Simiq sulmohen nga serbët

Serbët kanë sulmuar në veri kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin e kësaj partie, Igor Simiq.

Në pamjet që janë duke qarkulluar në rrjet, shihet momenti kur një grup serbësh sulmojnë  Rakiq dhe Simiq, derisa ata ishin duke ecur rrugës, transmeton Telegrafi.

Situata në veri u tensionua sot pasi Policia arrestoi Milun Milenkoviq, njërin nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan, ka nxitur reagime të ashpra të serbëve në Mitrovicën veriore.

Serbët janë mbledhur afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës, saktësisht afër lagjes së Boshnjakëve për të protestuar kundër arrestimit të Milun Milenkoviq.

Lexo po ashtu Momenti kur serbët gjuajnë me gurë veturën e Policisë

Protestuesit serbë dëgjohen duke brohoritur kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe duke e fyer.

Serbët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës, ku kanë lënduar tre policë si dhe kanë dëmtuar vetura zyrtare. /Telegrafi/

Exit mobile version