Romelu Lukaku u rikthye në Chelsea pas shkëlqimit në Serie A me fanellën e Interit për dy vite.
Por sulmuesi belg nuk ka shkëlqyer ashtu siç është pritur në Stamford Bridges dhe është raportuar se mund të ketë një rikthim të tij në elitën e futbollit italian.
Por përveç Interit në garë për Lukakun janë edhe rivalët lokal të tyre, Milani që gjithashtu e pëlqen sulmuesin.
Megjithatë agjenti i lojtarit, Federico Pastorello ka folur për mediat italiane rreth situatës së Lukakut duke thënë se duhet ende të presin për një rikthim në Serie A.
“Situata e tij është e veçantë dhe askush nuk e priste. Nuk diskutoj zgjedhjet teknike, por është e qartë që ka pasur një problem”.
“Tani është i përqendruar për pjesën e mbetur të sezonit, nuk kemi folur për gjëra të tjera”.
“Shumë zhurmë për asgjë. Ai i ka për zemër klubin dhe tifozët zikaltër, nuk e ka fshehur kurrë, por në këto momente nuk mund të parashikojmë të ardhmen”.
“Chelsea sapo ka mbyllur shitjen e klubit, nuk njohim pronarët e rinj, si mund të hapim diskutime rreth një transferimi te Milani apo Interi, prandaj duhet të presim”, tha Pastorello.
29-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 42 ndeshje zyrtare me Chelsean në të gjitha garat ku ka shënuar 15 gola e ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/