Site icon Telegrafi

Të paktën 30 persona kanë vdekur duke e kaluar lumin që e ndan Ukrainën me dy shtete tjera evropiane për ta shmangur rekrutimin

Të paktën 30 persona kanë vdekur duke u përpjekur t’i shpëtojnë rekrutimit, duke kaluar një lumë që e ndan Ukrainën nga Rumania dhe Hungaria.

Bëhet e ditur se në lumin Tisza rojet kufitare rumune kanë gjetur një trup pothuajse të zhveshur të një burri.

Siç raportohet, duket se ai kishte lundruar aty për ditë të tëra, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Gjetja e trupit të tij e rrit numrin e viktimave që po ikin nga rekrutimi në 30.

Lexo po ashtu Zelensky nënshkruan dy ligje të reja rreth shërbimit ushtarak

Ndryshe, mijëra ukrainas janë larguar nga vendi për ta shmangur rekrutimin që nga pushtimi i plotë rus i Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Ligjet e reja e kanë ulur moshën e rekrutimit nga 27 në 25 vjeç.

Gjithashtu, ato kanë rritur gjobat për ata që iu shmangen dhe i kanë ofruar të dënuarve një vend në ushtri. /Telegrafi/

 

Exit mobile version