Ditë më parë, Capital T paralajmëroi se diçka e re do të vinte nga ai, ndërsa tash mësohet se është fjala për një bashkëpunim.
Me anë të një postimi në Instagram, Trim Ademi ka bërë të ditur se do të vijë në një bashkëpunim me kolegët e tij reperë, Lyrical Son dhe Vig Poppa.
Ai ka njoftuar se kënga e re do të paraqitet para fansave të tyre të shumtë ditën e mërkurë (më 4 tetor).
Njëherësh, ai ka publikuar edhe një video nga realizmi i këngës në studio, të cilën jua sjellim më poshtë.
Të tre reperët kanë pasur këngë shumë të suksesshme gjatë vitit 2017. “Andiamo”, “Pse po ma lun lojën” e “Hatixhe”, ishin këngët e pëlqyera të Capital T.
Festim Arifi ka vazhduar me bashkëpunimet e suksesshme me Mc Kreshën edhe këtë vit, derisa dueti “Sonte” me Ronela Hajatin ka arritur po ashtu shumë sukses.
Vig Poppa këtë vit bashkëpunoi me 2Po2 (“A je single”), ndërsa si pjesë e “Kaos” (së bashku me Lumi B) u pëlqye me këngën “VIP” me Ermal Fejzullahun.
Për më shumë, në postimin e tij, Kapo e ka përsëritur edhe njëherë se ‘mixtape’ e ka paralajmëruar nga ai është rrugës. /Telegrafi/