Telegrafi

Të gjitha ekipet që siguruan 1/8-tën në Ligën e Evropës, shorti hidhet të premten

Liga e Evropës ka mësuar tashmë 15-të nga 16-të ekipet që do të luajnë në 1/8-tën e garës së dytë me të madhe ekipore në Evropë.

Sot (e enjte) me fillim nga ora 18:55 e pastaj edhe nga ora 21:00 janë zhvilluar ndeshjet kthyese në 1/16-tën e Ligës së Evropës.

Tani janë mësuar 15-të nga 16-të ekipet që kanë siguruar 1/8-tën e Ligës së Evropës dhe vetëm fituesi i sfidës Salzburg-Eintracht Frankfurt nuk dihet shkaku që ndeshje u shty shkaku i kohës së keqe.

Klubet e mëdha që kanë siguruar kalimin tutje në këtë garë janë: Interi, Manchester Unitedi, Roma dhe Sevilla.

Në raundin tjetër u kualifikuan gjithashtu edhe skuadra tjera të njohur si Baseli, Shakhtari, Basaksehiri, Copehnahgeni, Olympiacosi, Wolfsburgu dhe Wolvesi.

Tutje kaluan edhe Bayer Leverkuseni, Lask Linzi, Rangers dhe Getafe, ndërsa befasitë më të mëdha janë Arsenali, Benfica, Porto dhe Ajaxi që u eliminuan.

Shorti për këtë fazë të Ligës së Evropës hidhet nesër (e premte) me fillim nga ora 13:00 në Nyon të Zvicrës. /Telegrafi/