Telegrafi

Tayna me dukje atraktive teksa dëgjon këngën e Drake

(Foto: Screenshot/Instagram/tayna)

Ajo është nga figurat që dy vitet e fundit është kthyer në sensacion dhe po komentohet në masë të madhe nga mediat rozë. Rep-artistja Tayna gjithmonë e më shumë po rrëmben vëmendjen e fansave përmes muzikës dhe paraqitjeve skenike.

Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes) është aktive në rrjetet sociale, ku poston pothuajse shumëçka nga jeta e saj profesionale, po ashtu edhe personale. Në postimet e saj, shumëherë në listën e këngëve që ajo dëgjon, janë reperët e njohur ndërkombëtarë, si Drake e 2Pac.

Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Tayna është shfaqur atraktive duke vozitur teksa dëgjon këngën e reperit Drake, “Company”.

Në videon e parë ajo shihet duke kënduar këngën, ku shfaqe me grim të lehte, ndërsa në videon në vazhdim, Tayna vë një palë syze dhe vazhdon më tej këndimin.

Kujtojmë se 23-vjeçarja së fundmi ka sjellë në treg këngën e re, “A jo”, të shoqëruar me videotekst, e që ka rezultuar të jetë tejet e pëlqyer. /Telegrafi/