Vedat Muriqi nuk do ta ketë një rast të dytë te Lazio për t’i treguar vlerat e tij.
Pas një viti dëshpërues, ylli nga Kosova duket se do të shitet këtë afat kalimtar veror nga skuadra e Lazios.
Në fakt nuk pritet të ketë një rast të dytë për Muriqin që sulmuesi nga Prizreni ta tregojë vetën në kryeqytetin italian.
Gazetari i njohur Nicolo Schira që njihet si ekspert i tregut të transferimeve ka raportuar se Igli Tare e ka nxjerr në shitje kosovarin.
Drejtori sportiv i Lazios është takuar me agjentin e Muriqit, Valerio Giuffrida, të cilit i ka kumtuar lajmin se nuk llogaritin në shërbimet e prizrenasit për edicionin e ardhshëm.
Kësisoj Tare po pret ofertën e duhur për ta shitur yllin e Kosovës gjatë verës.
Lazio pagoi 18 milionë euro një vit më parë, por Muriqi nuk arriti asesi të përshtatej në futbollin italian.
E ardhmja e reprezentuesit kosovar duket se do të jetë përsëri në Turqi, ku Fenerbahce, Galatasaray dhe Besiktas kanë shprehur interesim për të. /Telegrafi/
Meeting in Milano between Igli #Tare and the intermediary Valerio Giuffrida. Vedat #Muriqi could leave #Lazio this summer. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) June 25, 2021