Site icon Telegrafi

Taravari tregon periudhën më të trishtë në jetën e tij

Kryetari i Komunës së Gostivarit ka folur për Telegrafi Maqedoni në lidhje me punën, profesionin dhe për tema personale. Ai ka thënë se në jetë ka pasur disa raste me situata të rënda por ndarja nga babai dhe shoku i tij ka qenë një ndër më të rënda.

Taravari e ka cilësuar vitin e kaluar si vitin më të rëndë të jetës së tij pasi ka humbur të afërm dhe shokë. Prindi dhe miku Luran Ahmeti, kanë ndërruar jetë në vitin 2021 dhe sipas Taravarit kjo ka ndikuar që ta cilësojë vitin e kaluar si vitin më të rëndë në jetën e tij.
Natyrisht 2021 ishte një periudhë shumë e rëndë për mua personalisht. Një herë filloi me sëmundjen e Covidit që e kalova unë personalisht shumë rëndë, pastaj u sëmurë një shok i imi shumë i afërt Luran Ahmeti – artisti, më kujtohet që natën që ka ndëruar jetë Lurani unë kam qenë në një emision dhe sot e kësaj dite e kthej atë emision për ta parë, ku vërrehet komplet dëshprimi në dukjen apo lëvizjet e mia në atë emision, e di se u ktheva në shtëpi atë natë i testova prindërit edhe ato rezultuan pozitiv. Ishte periudhë shumë e rëndë bashkë me ato për ta tejkaluar, fatkeqësisht pas një muaji e humba babain prej Covid-19. Periudhë kur ju ke ndihmuar shumë njerëzve në momente të caktuara si mjek dhe tash vjen një situatë kur duhet të sfidohesh vet, dhe normalisht shfrytëzojë rastin t’ju falenderohem kolegëve që në atë periudhë më kanë ndihmuar, sepse vendimet për pacientët tjerë i jep shumë lehtë por kur vjen tek njerëzit shumë të afërt e ke shumë rëndë, çdo herë të duhet një mendim i dytë, i tretë. Ajo periudhë për mu personalisht nëse e veçojë për këto 50 vjet të jetës sime mendoj se ishin sidomos 2021 definitivisht për mu ishte viti më i rëndë për jetën time” është shprehur Taravari për Telegrafi Maqedoni.

Taravari gjithashtu ka folur edhe për ikjen e rinisë, duke treguar edhe për masat e marra nga komuna për të parandaluar. Ai ka treguar edhe për risitë që i ofron komuna për mërgimtarët që kthehen në vendlindje për pushimet e verës.

Nënkryetar i Aleancës për shqiptarët, mjek, profesor dhe kryetar komune. Taravari tregon se si i menaxhon gjithë këto role në jetën e tij, duke shtuar se mundohet të jetë edhe familjar i përkushtuar.

Në lidhje me premtimin e vitit të 2017 për transportin publik në qytetin e Gostivarit, ai ka thënë se ky premtim nuk do të mund të realizohet për shkak të rrugëve të ngushta të qytetit dhe për këtë ka kërkuar aprovimin e qytetarëve në vitin 2021 në fushatën për zgjedhjet lokale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version