Telegrafi

Taravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari në konferencë për shtyp u shpreh se qytetarët në këto zgjedhje kanë dalë masovikisht.

“Tani dihet se kemi një dalje më masive, që do të thotë se ndryshimi po vjen. Ne se i VLEN jemi të lumtur që e kemi fituar votën e shqiptarëve. Shpresoj që komisionarët tanë dhe vëzhguesit ta mbrojnë votën tanë. Çdo votë të del në sipërfaqe”, tha Taravari.

Taravari shtoi se më 8 maj zgjedhjet janë edhe më të rëndësishme dhe se do të dali fitues në këto zgjedhje.

“Vota e shqiptarëve nuk duhet të preket. Në pres konferencat e ardhshme do t’i kumtojmë rezultatet që na vinë prej shtaeve zgjedhore”, tha Taravari.