Telegrafi

Swansea 2-3 Man City: Notat e lojtarëve, Celina më i miri për vendasit në çerekfinalen e FA Cup

Bersant Celina pas golit ndaj Man Cityt (Foto: Harry Trump/Getty Images/Guliver)

Manchester City nuk lejoi që të befasohet nga Swansea në çerekfinale të FA Cup dhe në fund fitoi me rezultat 2-3 dhe kështu u kualifikua në gjysmëfinale.

Për vendasit shënuan Matt Grimes (20′) dhe Bersant Celina (29′), ndërsa për mysafirët Bernardo Silvas (69′), autogol Kristoffer Nordfeldt (78′), Sergio Aguero (89′).

Më i miri në këtë takim për Swansean ishte ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Celina, i cili përveç golit arriti edhe të bëjë një paraqitje fantastike.

Bersant Celina në momentin e golit (Foto: Harry Trump/Getty Images/Guliver)

Te City më i miri ishte Silva, por me notë të lartë u vlerësuan edhe Aguero, Gabriel Jesus e Ilkay Gundogan.

Ai që dëshpëroi te skuadra e Pep Guardiolas ishte Fabian Delph, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Swansea:

Man City:

/Telegrafi/