Mesfushori i Milanit, Suso, ka zbuluar se vitin 2012 refuzoi Real Madridin për Liverpoolin.
Spanjolli ka thënë se preferonte të luante në Ligën Premier se sa në La Liga me Los Blancos.
“Në praktik kishim bërë një marrëveshje me Real Madridin, por pastaj më kontaktoi Liverpoolit dhe unë dëshiroja të luaja në Ligën Premier”, ka thënë Suso për Mundo Deportivo.
“Në Itali jam përmirësuar shumë në aspektin taktik. Mendoj se në këtë aspekt Serie A është liga më e mirë. Këtë vit MIlani është më i mirë, Montella i është përkushtuar shumë të rinjve”, ka shtuar spanjolli.
Suso është një nga më të mirët te Milani këtë sezon dhe me dy golat e tij ndaj Interit, kuqezinjtë vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e tretë. /Telegrafi/