Telegrafi

Suso drejt rikthimit në Ligën Premier, dy skuadra e duan spanjollin

Suso. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Suso duket se do të largohet nga Milani gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi spanjoll nuk ka kaluar momente të mira këtë vit te Rossonerët dhe ka kërkuar largimin nga klubi.

E ardhmja e spanjollit duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Në fakt do të ishte një rikthim në Angli për Suson, pasi më parë ishte pjesë e Liverpoolit.

Suso. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

West Ham United dhe Wolverhampton Wanderers janë dy ekipet angleze që po duan shërbimet e Susos.

Dy skuadrat janë duke monitoruar situatën e spanjollit në San Siro para se të dalin me oferta në janar.

Milani duket se është gati të heqë dorë nga ylli i tyre nëse vije një ofertë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/