Një superkompjuter ka parashikuar tabelën përfundimtare të Ligës Premier për sezonin 2023/24 bazuar në performancat nga dy ndeshjet e para.
Pas një sezoni emocionues 22/23, Liga Premier bëri rikthimin e shumëpritur dy javë më parë.
Me nisjen e sezonit të ri, kampionët e Manchester Cityt janë sërish favoritë të qartë për të fituar titullin e katërt radhazi, ndërsa ekipe si Arsenali, Manchester United, Liverpool dhe Newcastle United synojnë të sfidojnë ekipin e Pep Guardiolës.
Pas vetëm dy ndeshjesh, analistët e futbollit në Online Sportsbook BetVictor kanë përdorur superkompjuterin e tyre për të parashikuar tabelën përfundimtare të Ligës Premier për sezonin 23/24.
Është parashikuar që City të dalë sërish në krye të kampionatit me 87 pikës, ndërsa Arsenali dhe Newcastle në vendin e dytë dhe të tretë me 76 dhe 75 pikë.
Brighton ndërkohë do të ishte befasia duke kaluar Liverpoolin në vendin e katërt me një pikë dhe United parashikohet të humbasë Ligën e Kampionëve duke përfunduar në vendin e gjashtë.
Pavarësisht një afatit kalimtar të mbushur me shpenzime, Chelsea parashikohet të përfundojë në vendin e 12-të nën menaxherin e ri Mauricio Pochettino.
Për sa i përket rënies nga kategoria, dy nga tre skuadrat e promovuara parashikohet të bien menjëherë, me Luton Town dhe Sheffield United që përfundojnë në vendin e 20-të dhe të 19-të.
Atyre do t’i bashkohet Bournemouth, i cili humbi me një pikë mbijetesën.
Pas parashikimeve, BetVictor deklaroi se shanset e Cityt për të fituar titullin e katërt radhazi në Ligën Premier janë rritur nga 68.5% në 75.4% pas dy fitoreve të tyre të para.
Shanset e Brighton për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm janë rritur pasi shënuan tetë gola në dy ndeshjet e para të ligës. /Telegrafi/