Telegrafi

Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të sezonit të Ligës Premier – Man Utd përsëri jashtë katërshes, Aston Villa e Gerrardit e 15-ta

Një superkompjuter ka parashikuar tabelën përfundimtare të sezonit 2021/22 të Ligës Premier, ku Aston Villa e Steven Gerrard do të përfundojë e 15-ta, ndërsa Manchester City shihet si kampion dhe Manchester Unitedi jashtë katërshes.

Aston Villa aktualisht është në vendin e 16-të në tabelë pas një fillimi të dobët të sezonit, gjë që përfundimisht i kushtoi detyrën Dean Smith që largohet.

Që nga një fitore 1-0 ndaj Manchester United më 25 shtator, skuadra e West Midlands ka humbur pesë ndeshjet e fundit në Ligën Premier dhe së fundmi u mund 1-0 nga Southampton të premten e kaluar.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Steven Gerrard si trajner i Aston Villas

Megjithatë, gjërat nuk pritet të përmirësohen as pas marrjes së drejtimit të skuadrës nga Gerrard.

Sipas superkompjuterit të bettingexpert, Aston Villa do ta mbyllë sezonin në vendin e 15-të në fund të sezonit aktual në Ligën Premier.

Renditja përfundimtare sipas superkompjuterit të bettingexpert

Nëse ky parashikim realizohet, atëherë ardhja e legjendës së Liverpoolit nuk do të cilësohej si sukses pasi do ishte pak në përmirësimin e formës së skuadrës këtë sezon.

Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier, Man Utd përfundon jashtë katërshes

Superkompjuteri gjithashtu bëri parashikimin e gjithë sezonit të Ligës Premier.

Manchester City parashihet si kampion, i ndjekur nga Chelsea dhe Liverpooli, ndërsa Manchester Unitedi mbetej jashtë katërshes së parë.

West Hami do ishte ekipi i ri në ‘top 4’, ndërsa Arsenali i Mikel Artetas i gjashti dhe Tottenhami i Antonio Contes i shtati. /Telegrafi/