Manchester City është parashikuar të mundë Liverpoolin në garën për titullin e Ligës Premier këtë sezon, sipas parashikimeve të fundit të një superkompjuteri.
Skuadra e Pep Guardiola aktualisht është e 10-ta në tabelë dhe janë pesë pikë larg kampionit aktual Liverpoolit – megjithëse City ka një ndeshje më pak.
Faqja e njohur FiveThirtyEight tani raporton se City ka shansin më të mirë për të fituar titullin e kampionatit me 46 për qind.
Liverpool, i cili është i treti me pikë të barabarta me Tottenhamin e dytë, ka një shans prej 28 për qind për të ruajtur statusin e tyre të kampionit.
City dhe Liverpooli parashikohet të përfundojnë përkatësisht i pari dhe i dyti, ndërsa Chelsea pritet të dalë i treti dhe Spurs të përfundojnë në vendin e katërt për të siguruar vendin e fundit që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Leicester City, Manchester United dhe Arsenal përfunduan përkatësisht i pesti, i gjashti dhe i shtati.
Djajtë e Kuq kanë vetëm 32 për qind shanse për të përfunduar në katërshe, ndërsa Topçinjtë kanë edhe më pak të ngjarë të sigurojnë futbollin e Ligës së Kampionëve me një shans prej 17 për qind.
West Brom, Fulham dhe Sheffield United parashikohet të zbresin nga Liga Premier në Championship në fund të sezonit.
Më poshtë janë të postuara parashikimet më të fundit të superkompjuterit për tabelën e plotë të Ligës Premier për sezonin 2020-21:
20.West Bromwich Albion
19.Fulham
18.Sheffield United
17.Burnley
16.Newcastle United
15.Brighton dhe Hove Albion
14.Leeds United
13.Crystal Palace
12.West Ham United
11.Wolverhampton Wanderers
10.Everton
9.Southampton
8.Aston Villa
7.Arsenal
6.Manchester United
5.Leicester City (kualifikohet në Ligën e Evropës)
4.Tottenham Hotspur (kualifikohet në Ligën e Kampionëve)
3.Chelsea (kualifikohet në Ligën e Kampionëve)
2.Liverpool (kualifikohet në Ligën e Kampionëve)
1.Manchester City (kampion i Ligës Premier)
/Telegrafi/