Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) ka shpallur emrat e tre kandidatëve për futbollistin më të mirë në Afrikë për vitin 2023.
Ajo që është e qartë është se mbretërimit të Sadio Manes i ka ardhur fundi. Legjendari senegalez ka qenë dy herë fitues i këtij trofeu prestigjioz në të kaluarën dhe në pesë zgjedhjet e kaluara ka qenë në mesin e tre më të mirëve.
Këtë herë ai nuk është në listën e ngushtë për çmimin dhe tre kandidatët janë Mohamed Salah, Victor Osimhen dhe Achraf Hakimi.
Say cheese if you're a top 3 player in the continent. 😁#CAFAwards2023 pic.twitter.com/GcpYHfAPkA
— CAF (@CAF_Online) December 7, 2023
Është e qartë se mbrojtësi Hakimi është më pak favorit për të fituar dhe çmimin do ta fitojë njëri mes Salah apo Osimhen.
Gjatë karrierës së tij, Salah e fitoi këtë çmim dy herë (2017 dhe 2018), ndërsa Osimhen për herë të parë është në listën e ngushtë.
Kujtojmë se Osimhen ishte i teti në përzgjedhjen për Topin e Artë, ndërsa Salah përfundoi në vendin e 11-të.
Fituesi do të shpallet në një ceremoni në Marrakech më datë 11 dhjetor. /Telegrafi/