Gjatë një interviste për Fox News, Vladimir Putin ka pohuar se pushtimin në Ukrainë e ka bërë për shkak të rrezikut të zgjerimit të NATO-s.
Ky pretendim u etiketua si “qartësisht qesharak” nga kryeministri britanik, Rishi Sunak.
“Rusia kreu një pushtim të paligjshëm në Ukrainë. Jam krenar që Britania e Madhe ka qëndruar fuqishëm përkrah Ukrainës që nga fillimi”, tha Sunak, shkruan skynews.
“Isha atje në fillim të këtij viti, si lideri i parë i huaj që e vizitova. Ishte vizita ime e parë e vitit për të njoftuar mbështetje të rëndësishme ushtarake për Ukrainën dhe një marrëdhënie më të gjerë sigurie me të”, shtoi kryeministri britanik duke theksuar se kjo sjellje e shtetit rus nuk është e tolerueshme.
Ndryshe, intervista me presidentin rus është e para për mediat perëndimore që nga fillimi i pushtimit të territoreve ukrainase në vitin 2022.
Ai është deklaruar rreth qëllimeve të luftës, fillimin e saj, dhe sfondin historik të konfliktit që sipas presidentit rus ka filluar në vitin 2014, ndërsa konflikti i tanishëm është përpjekje për ta ndalur. /Telegrafi/