Site icon Telegrafi

Sulmuesit më të mirë në histori të futbollit, 30 lojtarë konkurrojnë për tri pozita

Në mungesë të ceremonisë së Topit të Artë, France Football ka vendosur që të përzgjedh formacionin më të mirë në histori të futbollit, gjithnjë sipas tyre.

Revista e famshme franceze pas portierëve, mbrojtësve e mesfushorëve, tani ka nominuar sulmuesit më të mirë në histori të futbollit.

Prestigjiozja franceze do të publikojë formacionin më të mirë në histori, ku në tri pozitat e sulmit ka përfshirë nga 10 futbollistë.

Për pozitën e sulmuesit të djathë, në garë janë emra të mëdhenj, ku për momentin vetëm Lionel Messi dhe Arjen Robben janë ende aktiv.

Garrincha, George Best, David Beckham, Luis Figo, Jairzinho, Kevin Keegan, Arjen Robben, Lionel Messi, Samuel Eto’o dhe Stanley Matthews.

Për pozitën e sulmuesve të majtë vetëm Cristiano Ronaldo është ende aktiv.

Oleg Blokhine, Cristiano Ronaldo, Dragan Dzajic, Ryan Giggs, Thierry Henry, Rivaldo, Roberto Rivelino, Ronaldinho, Karl-Heinz-Rummenigge dhe Hristo Stotchkov janë në garë për këtë pozitë.

Ndërkohë sa i përket futbollistëve qendror në repartin e sulmit, asnjë nga ta nuk është aktiv në futboll.

Dennis Berkamp, Gerd Muller, Johan Cruyff, Kenny Dalglish, Eusebio, Sandor Kocsis, Romaro, Ronaldo, Marco Van Basten dhe George Weah konkurojnë për këtë pozitë. /Telegrafi/

Exit mobile version