Telegrafi

Sulmuesit e Amerikës Jugore sundojnë ligat evropiane

Edinson Cavani, Radamel Falcao, Mauro Icardi, Leo Messi dhe Paulo Dybala prijnë në tabelat e golashënuesve në ligat e mëdha evropiane.

Se sulmuesit e Amerikës Jugore dallohen në ligat evropiane kjo nuk është asgjë e re. Ronaldo, Romario, Batistuta e shumë tjerë, ishin për vite në majat e futbollin.

Aktualisht lojtarët latinë prijnë në ligat: La Liga, Serie A, dhe Ligue 1.

Në Ligue 1 prijnë Edison Cavani (Uruguai) me shtatë gola, aq sa Falcao (Kolumbia).

Ashtu edhe në Serie A, vendin e parë e ndajnë dyshja argjentinase, Mauro Icardi dhe Paulo Dybala me pesë gola.

Ndërsa në La Liga prinë Lionel Messi me pesë gola.

Në Ligën Premier në vendin e dytë është braziliani Grabiel Jesus me tre gola, një më pak se Romelu Lukaku (Belgjikë).

Në Bundesliga është situata më ndryshe, janë lojtarët evropian ata që prijnë. /Telegrafi/