Telegrafi

Studimet tregojnë se cilët lojtarë janë më të përafërt me Messin në top pesë ligat evropiane

Lionel Messi është i papërsëritshëm dhe vështirë e mendueshme se ndonjë lojtar mund ta zëvendësojë atë. Poashtu, statistikat na lejojnë të bëjmë një paraqitje më të pastër se përse argjentinasi mund edhe mos të zëvendësohet nga askush.

Ylli i Barcelonës tashmë njihet si një makineri e golave dhe pasimeve të shkurta apo të gjata, me driblimet nga çdo pozicion. Messi i ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij në këtë sezon, duke arritur në një përqindje prej 98.3 për qind.

Por, nëse e krahasojmë argjentinasin me lojtarët që kanë aftësi pothuajse të ngjashme me të, do të shihet qartë se sa larg janë njëri me tjetrin.

Statistika e Eden Hazard (Foto: Whoscored)

Vetëm Eden Hazard ka arritur që t’i afrohet Messit me statistika, duke shënuar 16 gola dhe 15 asistime n këtë sezon që lamë pas të Ligës Premier.

Ylli belg ka një përqindje të afërt me atë të yllit argjentinas, duke marrë 92.70 për qind, i ndjekur nga pas prej Kylian Mbappes me 91.3% dhe Sergio Aguero i Manchester Cityt me 91.1 për qind.

Këta janë lojtarët e tjerë me statistikat e përafërta me të Lionel Messit:

Angel Di María  (PSG) – 90.5%

Neymar  (PSG) – 89.5%

Mohammed Salah  (Liverpool) – 89%

Steven Berghuis  (Feyenoord) – 88.9%

Iago Aspas  (Celtic) – 88.3%

Paulo Dybala  (Juventus) – 88.2%

Alexis Sanchez  (Arsenal) – 88.1%. /Telegrafi/