Arsenali parashikohet se do të fitojë titullin e Ligës Premier pas fitores së tyre dramatike ndaj Aston Villas në fundjavën që shkoi, sipas një super kompjuteri.
Topçinjtë siguruan një fitore 4-2 me dy gola në minutat e fundit të takimit, ndërsa Manchester City barazoi ndaj Nottingham Forest.
Rezultatet e fundjavës nënkuptojnë kalkulime të reja janë bërë dhe Arsenali do ta fitojë titullin në maj.
Kjo vjen pavarësisht se skuadra e Pep Guardiolës siguroi një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj londinezëve të veriut vetëm javën e kaluar.
Arsenali aktualisht është në krye të tabelës me dy pikë më shumë se City, por kanë një ndeshje më pak të luajtur.
BETSiE beson se Manchester United nuk do të sfidojë për titull, pavarësisht formës së tyre të mrekullueshme.
Ndërkohë, Neëcastle pritet të zërë vendin e katërt, duke e çuar Tottenhamin në Ligën e Evropës.
Liverpool gjithashtu do të përfundojë në vendet që qojnë në garat evropiane përpara skuadrave si Brighton, Brentford dhe Fulham.
Chelsea duhet të kënaqen me vendin e dhjetë sipas super kompjuterit, përkundër se kanë njërën ndër skuadrat më të vlefshme në botë.
Super kompjuteri jep parashikimet e tij duke marrë të dhëna si golat dhe asistimet, por gjithashtu ekzekutojnë simulimin 100,00 herë. /Telegrafi/