Telegrafi

Sporti e ka skalitur emrin e Kosovës në piedestale

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Në fjalimin e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën solemne të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, një vend të veçantë kanë pasur edhe sportistët e vendit.

“Sot Kosova jonë jo vetëm frymon e lirë, por është vend që po e krijon imazhin e ri, duke i ofruar botës vlera të shquara në arte, në kulturë, në sport e në fusha të tjera”.

“Xhudistet Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, bashkë me trajnerin e tyre, Toni Kukën, e kanë skalitur emrin e Kosovës në qindra piedestale, deri në olimpiadën e Brazilit, duke e lartësuar flamurin e Kosovës aty ku nuk ishte e mundur më herët”.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

“Ata na kanë bërë të qajmë nga gëzimi e të buzëqeshim nga lumturia. Ju lus që me duartrokitje t’ua kthejmë nderin që ato ia kanë bërë shtetit të tyre”.

“Krahas tyre, djelmoshat e kombëtares së Kosovës i kanë ngrohur zemrat tona, por e kanë forcuar edhe identitetin tonë në botë. U duartrokasim fort nga ky tempull dhe i ftojmë të qëndrojnë fort pas nderit që ua jep flamuri i shtetit të tyre”, është thënë në fjalimin e kryekuvendares. /Telegrafi/

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)