Telegrafi

Spektakli që dhuruan komentatorët italianë për Derby della Madonnina (Video)

Derby della Madonnina është një nga takimet e shumë pritura në botën e futbollit.

Kjo pasi Interi dhe Milani gjithmonë dhurojnë spektakël në fushë, por edhe në tribuna nëpërmjet tifozëve.

Lexo po ashtu Perisic tallet me Ranocchian e Nagatomon pas fitores në derbi (Foto)

Në një derbi lokal gjithmonë emocionet janë të mëdha dhe këtë e tregojnë edhe dyshja e komentatorëve Tiziano Crudeli e Filippo Tramontana në Diretta Stadio 7gold.

Ata njihen për mënyrën e komentimit me plot pasion, por këtë herë ishte Tramonata i cili u gëzua në fund.

Ndeshja e ardhshme e zikaltërve është ndaj Napolit, të cilët renditën të parët në Serie A me dy pikë më shumë se Interi.

Skuadra e Luciano Spallettit këtë sezon nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe gjitha fitore.  /Telegrafi/