Site icon Telegrafi

Spastrim te Chelsea, Tuchel pritet t’i largojë nëntë futbollistë

Chelsea pritet të ndryshojë tërësishtë për edicionin e ri.

Skuadra londineze ka bërë transferime të mëdha në verën e vitit të kaluar, por pa arritur të jetë skuadër pretendente për titull në Ligën Premier.

Pas shkarkimit të trajnerit Frank Lampard, drejtimin e klubit e mori Thomas Tuchel i cili e ka nisur mjaftë mirë.

Trajneri gjerman pritet të bëjë disa ndryshime për edicionin e ri, ku do të largojë plot nëntë futbollistë nga skuadra.

I pari në listën e largimeve është portieri spanjoll Kepa Arrizabalaga i cili nuk pëlqehet nga Tuchel dhe nuk është më një titullar pas ardhjes së Mendyt.

Në listën e largimeve janë edhe mbrojtësit Emerson Palmieri, Fiayko Tomori si dhe gjermani Antonio Rudiger.

Mesfushori italo-brazilian Jorginho gjithashtu është në listën e largimeve, derisa nga ky repart prtiet të largohen edhe Ruben Loftus-Cheek e Ross Barkley të cilët janë të huazuar te Fulham respektivisht Aston Villa.

Dy emrat tjerë që do të largohen nga Chelsea janë edhe sulmuesit Michy Batshuayi dhe Tammy Abraham. /Telegrafi/

Exit mobile version