Sot (e enjte) zhvillohen ndeshjet kthyese të vlefshme për fazën e 1/8-tën në Ligën e Evropës.
Mbrëmja e sotme është e rezervuar për ndeshjet kthyese të fazës së 1/8-të në garën e dytë më të madhe ekipore evropiane.
Ekipe të njohura si Manchester Unitedi, Milani, Roma, Arsenali, Tottenham Hotspur, Ajaxi dhe Villarreal kërkojnë një vend në çerekfinale.
⏰ RESULTS ⏰
ℹ️ Round of 16, first legs
Best performance? 🧐#UEL
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) March 11, 2021
Takimi më interesant padyshim se është ai në mes të dy rivalëve të vjetër evropian, Milanit dhe Unitedit.
Rossonerët janë nikoqir të Djajve të Kuq në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet nga ora 21:00 në San Siro, me takimin e parë që është mbyllur me rezultat 1-1.
Arsenali pritet të ketë punë më të lehtë në Emirates ndaj Olympiacosit pasi ka fituar në udhëtim ndeshjen e parë me rezultat 3-1.
Who's your team? 🧐#UEL pic.twitter.com/KDaF18cDKu
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) March 18, 2021
Roma synon të konfirmohet si e kualifikuar në udhëtimin e tyre të Shakhtar Donetsk, pasi me rezultat të pastër 3-0 ka fituar ndeshjen e parë.
Tottenhami udhëton me epërsi 2-0 te Dinamo Zagrebi, ndërsa Villarreali e pret Dynamo Kievin me epërsi të njëjtë sikurse Spurs, 2-0.
Ndeshje interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Young Boys-Ajax, Rangers-Slavia Praga dhe Molde-Granada. /Telegrafi/
🤩 The journey continues!
ℹ️ Round of 16 second legsWho'll make it through? 👀@UKEnterprise | #UELFixtures | #UEL
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) March 18, 2021