Më disa javë vonesë se sa ishte planifikuar, fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve 2020/21 më në fund fillon sot.
Fillimi i garës së këtij sezoni është vonuar për shkak të zgjatjes së edicionit të kaluar ku finalet u mbajtën në Lisbonë.
Bayern Munchen, fituan në Portugali pasi mundën Paris Saint-Germain në finale, ndërsa do të synojnë të mbrojnë titullin e tyre këtë herë. Ata do të kenë konkurrencë nga Spanja, Anglia, Italia e Franca.
Asnjë nga kampionatet evropiane nuk ka regjistruar më shumë fitore në Ligën e Kampionëve se sa La Liga, gjithsej 18 (13 për Real Madridin dhe pesë për Barcelonën).
Pas tyre renditen Anglia (13 tituj), Italia (12) dhe Gjermania (tetë).
Marca ka bërë një analizë për secilën skuadër, ku me pak fjalë përshkruhen ndryshimet, ndërsa me foto paraqiten formacionet e mundshme, yjet e ekipit dhe gjithçka tjetër.
Bayern Munich
Kampionët aktual janë përforcuar me Leroy Sanen. Sulmuesi do të sigurojë konkurrencë për Serge Gnabry dhe Kingsley Coman, pasi makina e Hansi Flick është perfektë, sidomos në sulm.
Atletico Madrid
Largimi në minutën e fundit i Thomas Partey ka shkatërruar planet e Diego Simeone për sezonin e ri, por ka gjetur Lucas Torreira si zëvendësim. Me Jan Oblak në portë dhe Joao Felix dhe Luis Suarez në sulm, Atletico do të kërkojë të tregojë se janë sërish kandidat.
RB Salzburg
Austriakët me Erling Haaland në sulm sezonin e kaluar u treguan të mirë në grupe. Tani ata do të përballen me emra si Atletico edhe Bayern.
Lokomotiva Moskë
Do të jetë sezoni i tretë me radhë në garën për rusët, të cilët u takuan me Atletico në fazat e grupeve të vitit të kaluar.
Real Madrid
Mbretërit e Ligës së Kampionëve kanë kaluar dy edicionet e fundit duke përshëndetur në fazën e 1/16. Zinedine Zidane ka pak a shumë të njëjtën skuadër si sezonin e kaluar. Martin Odegaard tani është në mesfushë, ndërsa yjet e ekipit mbesin Karim Benzema dhe Sergio Ramos.
Shakhtar Donetsk
Kampionët e Ukrainës e kanë të vështirë, pasi janë në grup me klube si Real Madrid dhe Inter edhe pse kanë skuadër për të befasuar.
Inter
Antonio Conte ka një nga skuadrat më të kompletuara në Evropë. Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez janë dinamit në sulm, Christian Eriksen dhe Arturo Vidal ofrojnë cilësi në mesfushë, ndërsa Ivan Perisic është kthyer nga huazimi i tij në Bayern.
Borussia Monchengladbach
Klubi i Bundesligës do të shpresojë që të kalojë fazën e grupeve, pasi nuk ka arritur ta bëjë këtë në dy përpjekjet e tyre të mëparshme në këtë nivel.
Porto
Kampionët portugezë janë dobësuan ndjeshëm gjatë afatit kalimtar, duke humbur emra si Alex Telles, Fabio Silva, Danilo Pereira dhe Ze Luis.
Felipe Anderson është blerja e tyre e spikatur nga West Ham.
Manchester City
Pep Guardiola e ka forcuar mbrojtjen e tij me ardhjen e Ruben Dias dhe Nathan Ake ndërsa ai kërkon të sjellë trofeun e Ligës së Kampionëve në Manchester për herë të parë. Krijimtaria e Kevin de Bruyne dhe golat e Raheem Sterling e bëjnë Cityn një nga favoritët.
Olimpiacos
Youssef El-Arabi është ylli i madh në Olympiacos këto ditë. Ai ka në ekip emra si Mathieu Valbuena dhe Kostas Fortounis.
Marseille
Pas gjashtë sezonesh larg, Marseille kthehet në Ligën e Kampionëve me një skuadër të mbushur me talent sulmuesish, si Florian Thauvin dhe Dimitri Payet.
Liverpool
Fituesit e Ligës së Kampionëve 2018/19 dhe kampionët në fuqi të Ligës Premier janë goditur nga lëndimi i Virgil van Dijk që do të humbasë pjesën më të madhe të sezonit.
Në sulm ata kanë emra si Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino dhe mbesin kandidat.
Ajax
Hakim Ziyech, Donny van de Beek, Sergino Dest dhe Joel Veltman mund të kenë lëvizur, por Erik ten Hag ka akoma në dispozicion emra si Dusan Tadic, David Neres dhe Andre Onana.
Atalanta
Pasi dolën në çerekfinale në edicionin e tyre debutuese të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, ekipi me mendje sulmuese i Gian Piero Gasperini do të kërkojë një aventurë tjetër të paharrueshme evropiane.
Midtjylland
Klubi që do të kërkojë të bëjë diçka më shumë në këtë edicion, pasi danezët nuk njihen për suksese në këtë garë në vitet e fundit.
Sevilla
Suksesi në Ligën e Evropës do të jetë akoma i freskët në mendjen e djelmoshave të Julen Lopetegui. Në verë kanë marr Ivan Rakiticin dhe kanë mbajtur Diego Carlos dhe Jules Kounde në mbrojtje, megjithëse Sergio Reguilon është larguar.
Chelsea
Pasi shpenzoi më shumë se çdo klub tjetër në Evropë këtë verë – 247 milionë euro për të qenë të saktë – Frank Lampard ka punë për të bërë që të përshtat nënshkrime e reja si Timo Werner, Kai Havertz, Hakim Ziyech dhe të tjerë në një ekip të aftë për të arritur sukses në Evropë. Problemet mbeten në mbrojtje.
Krasnodar
Në një grup të hapur, rusët kanë një shans të mirë për t’u kualifikuar në fazat e eliminimit direkt për herë të parë në historinë e tyre.
Rennes
Debutuesit në këtë nivel, Rennes ka marr emra si Daniele Rugani, Dalbert dhe Jeremy Doku në një skuadër që tashmë ka brenda saj supertalenin Eduardo Camavinga.
Zenit
Kampionët e Rusisë në dy sezonet e fundit, Zenit kanë nënshkruar me Dejan Lovren dhe duan ta kalojnë grupin.
Borussia Dortmund
Lucien Favre ka një arsenal armësh në sulm, duke përfshirë emra si Erling Haaland, Jadon Sancho, Thorgan Hazard, Julian Brand e Marco Reus.
Lazio
Djelmoshat e Simone Inzaghi befasuan në Serie A sezonin e kaluar, duke rezervuar një vend në ligën e Kampionëve falë golave të Ciro Immobiles.
Club Brugge
Pasi ishin në një grup me PSG dhe Real Madridin sezonin e kaluar, belgët kanë një rast më të mirë për t’u kualifikuar në fazat e nokautit këtë herë.
Juventus
Fitimi i titullit në Serie A nuk ishte i mjaftueshëm për Maurizio Sarrin, me Juve që solli Andrea Pirlon me shpresën që ish-lojtari i tyre mund të krijonte një skuadër fituese për Ligën e Kampionëve më në fund. Me Cristiano Ronaldo, si golashënuesi më i mirë i garës, gjithçka është e mundur.
Barcelona
Pas daljeve poshtëruese në vitet e fundit Barcelona do të kërkojë këndellje. Arthur Melo, Nelson Semedo, Rakitic, Suarez, Rafinha dhe Vidal janë larguar të gjithë, duke ardhur Miralem Pjanic, Dest, Trincao dhe Pedri.
Lionel Messi ka qëndruar pas një vere të trazuar dhe Ronald Koeman është ende duke menduar se si të nxjerrim më të mirën nga Antoine Griezmann.
Dinamo Kiev
Pas tre vitesh duke e parë Ligën e Kmapionëve në TV, gjigantët ukrainas janë rikthyer në garën elitare të Evropës, pasi mposhtën Gentin dhe AZ në kualifikime.
Ferencvaros
31 herë kampionët hungarezë e gjejnë veten në një grup të mbushur me super yje. Ata kanë pritur 25 vjet për një tjetër paraqitje në Ligën e Kampionëve.
Paris Saint-Germain
Hakmarrja është në ajër në “Parc des Princes”. Finalistët e mposhtur të sezonit të kaluar janë çiftuar me Manchester United, që i largoi ata në edicioni 2018/19.
Manchester United
Ardhja e Bruno Fernandes në janar ka rritur skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer që e fituan një vend në Champions League. Një humbje 6-1 nga Tottenham bëri që Djajtë e Kuq të sjellin Edinson Cavanin dhe Alex Tellesin në ditën e fundit të afatit kalimtar.
RB Leipzig
Skuadra e Julian Nagelsmann do të kërkojnë ta kalojnë grupin përsëri. Mungesa e Werner nuk u ndje në Lisbonë dhe ekipi gjerman do të shpresojë që të mbetet i tillë edhe këtë sezon, pasi vitin e shkuar ishin në gjysmëfinale.
Basaksehir
Kampionët turq e kanë nisur keq mbrojtjen e titullit në Super Lig. Ata janë çiftuar me dy gjigantë të lojës evropiane në sezonin e tyre debutues në Ligën e Kampionëve.
Liga e Kampionëve fillon sot. /Telegrafi/