Site icon Telegrafi

Sondazh: Cili është lojtari më i mirë në BKT Superligën e Kosovës në sezonin vjeshtor 2021/22?

BKT Superliga ka mbyllur stinorin vjeshtor javën që lamë pas, ku për 18 xhiro pamë shumë ndeshje të mira.

Në 90 ndeshje të zhvilluara u shënuan 191 gola, apo 2.12 gola për ndeshje.

Gjilani e mbylli në vendin e parë me 35 pikë, një më shumë se Drita që ishte e dyta me 34 pikë.

Lojtarët e zgjedhur në formacionin e stinorit vjeshtor janë në këtë sondazh, ku ju lexues të nderuar te Telegrafit me votat e juaja mund ta zgjidhni më të mirin.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i stinorit vjeshtor në BKT Superligën e Kosovës

Enea Koliçi, Besnik Krasniqi, Ardian Limani, Armend Halili, Ilir Blakçori, Albert Dabiqaj, Kreshnik Uka, Gerhard Progni, Valmir Veliu, Ermal Krasniqi dhe Marko Simonosvki janë në këtë mes.

Sondazhi do të jetë i hapur deri të dielën në ora 20:00. /Telegrafi/

 


Exit mobile version